Princi Harry na përloti, detaji prekës në buqetën e luleve të Meghan

Një detaj që me siguri nuk ju ka shpëtuar nga dasma mbretërore ka qënë edhe buqeta me lule që Meghan mbante në dorë.

Të gjithë e pamë, por nuk e dinim sa e rëndësishme dhe sa kuptim kishin lulet e zgjedhura për ciftin.

Princ Harry donte që në njëfarë mënyre ta kishte me vete nënën e tij në ditën më të rëndësishme për të, shumë vite pas ndarjes së saj nga jeta.

Ai kishte zgjedhur lulet e prefruara të Princeshë Dianës nga kopshti i Kesington Palace për buqetën e nuses së tij.

Për rregullimin e tyre më pas u kujdes Philippa Craddock, e cila merrët me lulet në pallatin mbretëror.