Prince, këngëtari i njohur botëror, sot 1-vjetori i ndarjes nga jeta

Këngëtari i njohur botëror Prince, sot një vit më parë  është gjetur i vdekur në Paisley Park të Minneapolis. Dhe pikërisht në vendin e tij të lindjes për katër ditë do të organizohen koncerte me grupet lokale, të cilët do të këndojnë këngë të këngëtarit të njohur.Disa pjesë të qytetit janë ngjyrosur me ngjyrën e preferuar të këngëtarit Prince, atë të purpurt. Prince është një nga këngëtarët më të famshëm të viteve 80-90 me hitet si “Cream” dhe “Kiss”.Edhe pse shumica e vlerësojnë si hitin më të madh të tij këngën “Purple Rain”. Ai përgjatë karrierës së tij ka realizuar 30 albume dhe ka shitur 10 milionë të tilla.