As një fatkeqësi natyrore nuk mundi ta ndalojë ditën e martesës së këtij çifti

Shelley dhe Chris Holland-it u mbetën vetëm 24 orë për të riplanifikuar ceremoninë e tyre pasi stuhia Harvey përfshiu Teksasin, duke e shkatërruar atë. Nusja tregoi historinë e saj në Facebook duke përcjellë një mesazh emocional drejtuar Ellen DeGeneres, si dhe një foto që ajo dhe Chris e kishin shkrepur në mes të një rruge të përmbytur.
“Bahkëshorti im dhe unë lamë pas çdo plan që kishim menduar gjatë 6 muajve të fundit për dasmën tonë të ardhshme më 2 shtator, për shkak të uraganit Harvey,” shkroi Shelley. “Ne kishim përcaktuar tortën tonë të dasmës, vendin, menunë e ushqimit dhe shumë detaje të tjera”.
Por në vend që të shtynin datën, njerëzit bujarë në Kishën Rock Katy në Hjuston, Teksas, vendosën ta bënin realitet ditën e ëndrrave të çiftit.
Ajo shkruante: “Kjo fatkeqësi nuk më la vetëm mua me një zemër te thyer, më tepër sesa unë këtë e vuajti pastori i kishës, shtëpia e të cilit u shkatërrua plotësisht, kisha e tij u përmbyt , e megjithatë, Pastor Jorge Cardenas dhe koordinatori i dasmës Evelin në Kishën e Rock Katy Teksas, na gjeti një faltore të re në mënyrë që të mund të vazhdonim me ceremoninë tonë të dasmës “.

“Ata ishin një bekim i jashtëzakonshëm dhe u angazhuan që çdo gjë të shkonte mirë atë ditë”, shtoi çifti Holland. “Wow, ne jemi aq mirënjohës për këta njerëz të ëmbël … një dëshmi e e vërtetë e besnikërisë së Perëndisë! Harvey ne fituam!”
Përveç kësaj, Shelley po kërkon ndihmë financiare në përpjekjet të vazhdueshme për të rindërtuar kishën e pastorit të saj.