Prestigjiozja italiane bën listën e vendeve më të bukura në vjeshtë, Shqipëria mban vendin e parë

Teksa miqtë tuaj e kanë me stres fillimin e sezonit të vjeshtës sepse duhet të përballen me rikthimin në punë, për ju që keni zgjedhur të bëni pushimet në këto ditë kjo është periudha më e bukur. Prestigjiozja italiane “Ansa”, ka bërë një shkrim ku ju sugjeron turistëve 5 vendet më të bukura që duhet të vizitojnë në sezonin e vjeshtës. Vendin e parë e mban Shqipëria, për kulturën dhe bregdetin magjepsës.

“Le të fillojmë nga ajo që disa e konsiderojnë Kroacinë e re, një krahasim që nuk është aspak i ekzagjeruar: Shqipëria është e pasur me histori, kulturë, plazhe të bukura dhe natyrë të harlisur. Përveç kësaj është lehtësisht e arritshme nga Italia dhe ka kosto shumë të moderuar. Shtatori është koha ideale për ta vizituar atë, ku ju do të keni mundësi të zbuloni mbi 460 km të brigjeve të saj pa grumbullimet e shumta të verës dhe me një klimë të freskët mesdhetare. Nëse deti ju tërheq, atëherë nuk keni veçse vështirësinë e zgjedhjes: nga Velipoja, plazhi i parë që takoni përgjatë Rivierës Shqiptare në Palasëne bardhë, nga ngjyrat ekzotike të arkipelagut të Ksamilit, në jug të Sarandës, në gadishullin e egër të Karaburunit”,- shkruan “Ansa”.

Në vend të dytë ata kanë renditur, Zanzibarin, më pas Buenos Aires, në vendin e katërt Marrakech, Marok dhe në vendin e pestë renditet Korfuzi.