Premiera e “The Darkest Minds”

“The Darkest Minds” është titulli i një filmi që do të fillojë të shfaqet nëpër kinema që nga 3 gushti. Ky është film fanta-shkencë/thriller dhe zgjat një orë e 45 minuta.

Regjinë e ka bërë Jennifer Yuh Nelson. Rrëfen për një botë të sulmuar nga një virus, i cili manifestohet te adoleshentët duke iu dhënë superfuqi. Gjithkush nën moshën 18-vjeçre është i frikësuar nga të moshuarit, sepse i mbledhin në kampe deri sa të gjendet zgjidhja. Por, një grup adoleshentësh nuk pajtohet dhe rezistojnë deri sa ta marrin nën kontroll të ardhmen. Duke pritur premierën e këtij filmi, le të kënaqemi me trailerin e tij.