Premier League LIVE në “Amazon” ose “Facebook” nga 2019-a?

Premier League do të mund të shihet në internet përmes “Amazon”ose “Facebook”, kjo të paktën sipas Manchester United. Sipas klubit, dy kolosët kanë shprehur interes dhe po avancojnë me një ofertë konkrete për të drejtat e sezoneve 2019-2022.

Një mundësi që disa vite më parë do të ishte e vështirë edhe të konceptohej, por që sot është më konkrete se kurrë. Tashmë në SHBA është më reale se kurrë, që prej prillit “Amazon” ka blerë të drejtat e ndeshjeve të NFL, ndërsa “Facebook” po transmeton kampionatin e futbollit të Meksikës dhe së shpejti MLS.