Prekëse, të mbijetuarat e sulmit me acid zhvillojnë sfilatë mode për para

Viktimat e sulmit me acid në Indi kanë zhvilluar një sfilatë mode për të mbledhur fonde për të mbijetuarit e tjerë.

Shfaqja bamirëse u zhvillua në Nju Delhi dhe u organizua nga Make Love Not Scars, një organizatë joqeveritare e përkushtuar për të dhënë ndihmë mjekësore për të mbijetuarit e sulmeve acide.

Një modele shpjegoi se sulmi i saj e ka tronditur aq shumë sa u largua nga shtëpia, duke shtuar se këto ngjarje e kanë ndihmuar në rritjen e vetëbesimit.

“Unë dua që njerëzit të kuptojnë se nuk të bë fytyra të bukur, është zemra,” – tha 20-vjecarja Reshma Bano.

11 vajza dolën në sfilatë, ku 10 prej tyre ishin të mbijetuara nga sulmi me acid ndërsa një ishte anëtar transgjinor. Eventi ishte sukses i madh për të gjithë, edhe pse shumë njerëz nuk e dinë se cfarë është sulmi me acid por e shohin të demonstruar në fytyrat e vajzave.