Prefekti Vorpsi mbledh Komisionin e Emergjencave

Prefekti Vorpsi i Qarkut të Tiranës, mblodhi këtë të enjte Komisionin e Emergjencave, me pjesëmarrjen e drejtuesve dhe përfaqësuesve të drejtorive rajonale si dhe të bashkive të reja.Sipas Prefektit, fokusi në këtë muaj të nxehtë është eliminimi i çdo rasti të zjarreve për të shmangur dëmet në komunitet dhe masakrat mjedisore të mundshme. Ai kërkoi gatishmëri dhe më shumë përgjegjësi dhe konfirmoi se “të gjithë stacionet zjarrfikëse në 5 bashkitë që përbëjnë Qarkun e Tiranës janë në krye të detyrës, për të përballuar çdo problematikë të mundshme që mund të shkaktojë stina e nxehtë”.