Posta e Maqedonisë emëton pullën postare për 550 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut

Posta e Maqedonisë ka emëtuar sot pullën postare për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti- Skëndërbeu.

Lajmin e ka bërë me dije Ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka, përmes një postimi në twitter.

Posta e Maqedonise ka emetuar sot pullen postare per te nderuar 550 vjetorin e vdekjes se heroit kombetar shqiptar, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu pic.twitter.com/Uz3AMJ21Ej

— Fatos Reka