Posh Spice përgatitet për Javën e Modës në Londër

Ajo do të jetë pjesë për herë të parë e Javës së Modës në Londër që pritet të startojë për pak ditë.

Victoria Beckham, e cila shënon 10-vjetorin e markës së saj, do të shfaqë koleksionin e ri për herë të parë në këtë event dhe është mjaft e emocionuar.

Bashkëshortja e David Beckham momentalisht i ka harruar angazhimet me vajzat e grupit “Spice Girls” dhe është krejtësisht e fokusuar në shfaqjen e saj të parë.

Së fundmi ajo ka postuar në rrjetet sociale pozën e saj origjinale me një këmbë të ngritur në ajër të cilën 44-vjeçarja e shndërroi në trend kohë më parë.