Portreti gjigant për 100-vjetorin e Mandelës

Mijëra mbulesa për të realizuar portretin gjigant të Nelson Mandelës. Të dënuarit e burgut “Zonderwater Maximum Correctional Centre”, në Afrikën e Jugut, dhanë një ndihmesë shumë të madhe.

Ideja ishte e Carolyn Steyn, themeluesja e fondacionit “67 Blankets”, e cila krijoi një grup në “Facebook” për të promovuar projektin, i emërtuar “67 mbulesa për Ditën e Nelson Mandelës”.