Politikani ofron 1 milionë paund për ekzekutimin aktores së famshme

Një politikan indian ka ofruar një shpërblim prej 1 milionë pound për këdo që do të arrijë ti presë kokën aktores kryesore dhe drejtorit të filmit më përfolur të Bollywood.

Filmi ‘Padmavati’ ka ndezur polemika për shkak se trajton çështjen e martesës së një mbretëreshe hindusite dhe një sundimtari mysliman.

Suraj Pal Amu, një udhëheqës i partisë Bharatiya Janata nga shteti verior i Haryana,  ofroi shifrën kundër aktores Deepika Padukone dhe regjisorit Sanjay Leela Bhansali të dielën. Deepika Padukone është një nga aktoret më të paguara dhe të famshme në Indi. Producentët e filmit shtynë datën e publikimit, që ishte vendosur në 1 dhjetor. Duke folur në tubim publik, Amu tha se filmi nuk do të lejohet që të publikohet, raporton Daily Mail. Padmavati bazohet në një poezi epike Sufi epokë të shekullit të 16-të, Padmavat, ku një mbretëreshe Rajput e guximshme dhe e bukur zgjodhi të vriste veten, që të mos kapej nga sulltani musliman i Delhi, Allaudin Khilji. Producentët e filmit dhe aktorët janë sulmuar dhe kërcënuar që në fillimet e punës së tyre.