Po këndonte për Selenën, The Weeknd shpërthen në lot

Shumë fansa thanë se të paktën dy këngët e fundit të The Weeknd flisnin për marrëdhënien e këngëtarit me Selena Gomez. Ai vërtetoi se ka një tërheqje emocionale për këto këngë. 28-vjeçari shpërtheu në lot ndërsa po performonte në Coachella. Ai u filmua duke qarë teksa këndonte “My Dear Melancholy” që spekulohet se iu është dedikuar Selenës, me të cilën u nda para disa muajsh. 25-vjeçarja dhe The Weeknd qëndruan të lidhur për rreth 10 muaj.