Plani sekret i bandës shqiptare për të grabtitur zëvendëskryeministri i Çekisë

Me një pasuri prej 2.5 miliardë dollarësh,ministri i Financave dhe zëvendëskryeministri i Çekisë, Andrej Babis, ka qenë në shënjestër të një bande shqiptarësh, të cilët synonin jo vetëm që ta grabisnin, por edhe t’i merrnin peng një fëmijë. Mediat çeke raportojnë se banda shqiptare prej 9 personash kishte ardhur nga Shqipëria pas informacioneve nga “kolegët” e tyre në Çeki.Megjithatë plani ka dështuar pasi është zbuluar në kohë nga policia. Anëtarët e bandës, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, janë arrestuar. Bashkë me ta në pranga ka rënë edhe një detektiv policie që bashkëpunonte me bandën.Mësohet se banda e shqiptarëve e kishte tentuar vjedhjen e vilës, por ishte zmbrapsur fillimisht pasi kishte parë se sa shumë ruhej Babis dhe familja e tij. Por ata nuk u tërhoqën dhe nisën të shqyrtonin mundësinë për t’i marrë peng një fëmijë.Ngjarja ka ndodhur në pranverë të këtij viti, por vetëm së fundmi është zbuluar në media. Vetë Babis thotë se familja e tij ka qenë e terrorizuar.  Ai njihet si një nga njerëzit më të pasur jo vetëm në Çeki, por në gjithë rajonin. Pritet që shumë shpejt çështja të shkojë në Gjykatë.