Peshku i Orikumit certifikohet i pari në Europë si Antibiotik Free

Almarina, meriton me të drejtë të jetë krenaria e detit shqiptar. Vlerësimi kësaj here për një kompani nga Orikumi i Vlorës, vjen nga zemra e Europës, Brukseli.

Dhe jo pak, por shpallet peshku i vetëm i kultivuar në kontinentin Europian si Antibiotik Free. E thënë ndryshe, prodhimi që vjen nga gjiri i Vlorës u certifikua në Expo Seafood si i vetmi që përmbush të gjitha kushtet për tu konsideruar i pa trajtuar me asnjë lloj medikamenti apo substancë tjetër kimike. I gjithë zinxhiri i realizimit të këtij produkti elitë të detit shqiptar nën monitorim e rreptë të enteve certifikuese si dhe nga gjithë supermarketet më në zë të Europës, furnitor i të cilëve është prej afro një viti. Duke i vënë theksin në rritjen e peshkut të cilësisë dhe sigurisë ushqimore në respekt të plotë të ruajtjes së ambientit kompania është e certifikuar me Standartet ndërkombëtare të cilësisë IFS,GLOBALG.A.P(The Global Partnership for Good Agricultural Practice) Vlerësimet e klientit europian, auditimet e laboratoreve prestigjioze si dhe kërkimet shkencore të Universitetit të Camerinos në Marche e radhisin kocen dhe levrekun e Orikumit shumë më përpara në vlera se prodhimi i fermave italiane, greke e kroate që kane dhjetra vite në tregun europian.

Shqipëria ka marrë pjesë për të katertin vit radhazi në panairin ndërkombëtar Global Expo Seafood. Eventi u zhvillua në Bruksel nga datat 23 deri në 25 prill ku morën pjesë shumë vende të botës me shumëllojshmëri produktesh deti. Shqipëria u përfaqësua në Expo Food me produktet e Almarina, kompanisë shqiptare të mbështetur fuqishëm nga gjiganti Italian EREDE ROSSI SILVIO. Por risia e këtij viti është certifikata Antibiotik Free (Mungesë e plotë e antibiotikeve në të gjthë ciklin e plotë të rritjes së kocës dhe levrekut) që iu dorëzua peshkut të Almarinës dhe produktit cilësor që sjell në tregun Europian. Peshku i Orikumit është i pari në Europë që certifikohet si i tillë.

Niccola Rossi, Presidenti i gjigandit EREDE ROSSI SILVIO,akuakulturisti me I madh I troftes te salmonuar jo vetëm në Itali por edhe në Europë, është shprehur shumë i kënaqur me vlerësimin që ka marrë Almarina. Ujërat e gjirit të Vlorës janë vendi ideal për prodhimin pa antibiotik të koceve dhe levrekut. Kjo është një risi për tregun Europian dhe jam i lumtur që Shqipëria mori një certifikatë të tillë u shpreh Rossi. Përdorimi i ushqimit të duhur dhe kontrolli direkt në të gjitha fazat e prodhimit ka sjellë rezultate të shkëlqyera.

Sheme Kondi, Administratori shqiptar i Almarina i pranishëm në Expo theksoi se ky certifikim është një rezultat që i atribuohet edhe gjigantit Rossi me mbështetjen dhe bashkëpunimin në cdo moment të mbarështimit. “Kjo certifikatë Europiane e nderon Shqipërinë duke bërë që edhe investitorë të tjerë të kthejnë sytë drejt vendit tonë. Kompania me shpejtësi të madhe krijoi të gjitha strukturat e saj dhe sot ne jemi një eksportues shumë i rëndësishëm në supermarketet e Italisë dhe Europës. Kjo në sajë të një pune pasionante te nje stafi profesionistesh te zote që fillon nga Shqipëria e mbaron në kryeqendrën e Europës, në Bruksel, tha Kondi menjëherë pasi autoritetet organizuese të panairit i dorëzuan certifikatën vlerësuese. Sipas tij suksesi i kësaj kompanie, relativisht te re bën që vendi ynë të prezantohet disi ndryshe, duke bërë që kompani të shumta të lidhin kontrata të leverdishme me të.

Një tjetër risi e peshkut të Orikumit është sasia e Omega 3, ndërkohë që në vende si Greqia , Kroacia apo Turqia, ky perberes I rendesishem I filetos se peshkut qe ndikon direkt tek shendeti i konsumatorit, Omega 3 nuk e kalon shifrën 9,70, ndërsa peshku i Orikumit arrin maksimalisht në 17,88. Njazi Mustafa, bashkëortak në Almarina, ritheksoi se ky rezultat është një sukses jo vetëm për Almarinën dhe zonën e Orikumit, por është një vlerësim që hap dyert prodhimeve shqiptare për të ndjekur të njëjtën rrugë.

Në Global Expo Seafood u prezantua edhe ferma e peshkut Alb Adriatiko përfaqesuar nga Hysen Jazaj, I cili theksoi se në sajë të bashkëpunimit me Almarina Or dhe Grupo Rossi u bë e mundur hapja e dyerve nga supermarketet evropiane për produktet shqiptare dhe ritheksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë event që konsiderohet si panairi më masiv dhe qualitativ i peshkut në rang ndërkombëtar.