Personazhi i njohur botëror nuk ndalon së dëgjuari Elvanën!

Nuk e dimë çfarë pritshmërish ka patur Elvana bashkë me grupin e saj të menaxhimit pas publikimit të këngës “Forever is Over”, por hiti i Poo Bear dhe David Guetta po merr gjithnjë e më tepër mbështetje.

Mbase do të ndiheni më mirë kur t’ju themi që ju nuk jeni të vetmet që e bëni replay nga playlista juaj, sepse edhe Lele Pons, ylli i videove vine që numëron më shumë se 18 milion ndjekës në Instagram, është fiksuar pas këngës më të re të artistes shqiptare.

Aktorja ka publikuar në Instagram video me këngën “Forever is Over” në sfond dhe shkruan se është e fiksuar! Ajo tund kokën sipas ritmit dhe i bën tagg Elvanës, që me siguri e ka marrë mesazhin dhe tashmë e ndjek në Instagram.