Përplaset makina e lojrave të fatit, autostrada shtrohet me lekë

Një autostradë në Illinois është shtruar nga lekët pasi makina e lojrave të fatit është aksidentuar. Shoferët janë befasuar kur panë autostradën e mbuluar me para.

Shoferi i automjetit që mbante paratë nga makinat e lojrave të fatit po ecte me shpejtësi kur humbi kontrollin dhe goditi një parmak e më pas u përpas me një makinë tjetër.

Ndërsa një makinë e tretë duke u përpjekut ti shmangej aksidentit përfundoi në kanal.

Përplasj bëri që të gjitha paratë në makinë të binin në autostradë, duke detyruar autoritetet të mbyllnin rrugën përreth një orë deri sa ti mblidhnin.

Policia e Shtetit shihet në video duke mbledhur paratë. Për fat të mirë asnjë nuk mori dëmtime serioze nga akisdenti.