Përndjekësi i Rihannës hyn në shtëpinë e saj, qëndron 12 orë brenda

Shtëpia e Rihannës është hapur nga 27-vjeçar, i cili përndjek këngëtaren.

Eduardo Leon raportohet se ka kaluar 12 orë brenda në shtëpi.

Ai është arrestuar nga policia dhe akuzohet për përndjekje, vjedhje e shkallës së parë, andalizëm dhe rezistencë ndaj arrestimit.

Rihanna nuk ishte në shtëpinë e saj në Los Anxhelo gjatë kësaj kohe.

Leon, nga Fullerton, Kalifornia do të dalë të hënën përpara gjykatësve.

Ai dyshohet se kaloi 12 orë brenda në shtëpi dhe u arrestua të nesërmen pasi u zbulua nga asistentja e këngëtares.

Nëse dënohet, Leon përballet me një dënim maksimal të mundshëm prej gjashtë vjet burg.