Përmbysje e çastit të fundit, Luiza Gega humbet Kampionatin Botëror të Atletikës

Shqipëria nuk do të ketë asnjë sportist në Kampionatin Botëror të Atletikës. Pas dëmtimit të Izmir Smajlaj, kampion i Evropës në kërcim së gjati, e vetmja që do të merrte pjesë në Londër, ishte Luiza Gega. Opinioni sportiv ishte duke pritur garën e së mërkurës pasdite 3000 m me pengesa ku do të merrte pjesë edhe atletja shqiptare, por një dëmtim i papritur në kavilje e ka lënë jashtë kampionen e Shqipërisë.

Gjatë transmetimit të Kampionatit Botëror të Atletikës në TVSH ditën e djeshme, gazetari njoftoi që Gega ishte dëmtuar në kavilje dhe për këtë arsye është i pamundur pjesëmarrja e saj në garat e Botërorit, 3000 m me pengesa, ku atletja kishte arritur kohën kualifikuese.

Tashmë, në këtë Botëror nuk do kemi kënaqësinë të shohim asnjë atlet shqiptar. Të dy atletët që kishin siguruar kualifikimin, mbetën jashtë për shkak të dëmtimeve.