Përmallohet Adelina, vjen me një mesazh emocionues për motrat e saj

Pas një kohë shkëputje nga skena muzikore këngëtarja Adelina Ismaili është rikthyer në Kosovë. Ditë më parë ajo mbajti një koncert në qytetin e Gjilanit, e cila e shënoi edhe rikthmin e divës shqiptare. Padyshim që njerëzit më të afërt dhe më të dashur për të janë motrat e saj. Me anë të një fotografie të postuar në rrjetin social instagram ajo ka shprehur dashurinë dhe mallin për motrat me fjalët: “Motrat e mia,ëngjëjt e mi, mbretëreshat e mia, të cilat bëjnë që shpirti im të fluturojë kur krahët harrojnë si të fluturojnë… Bukuria e botës time”- shkruan Adelina.