I përlotur, fjalët e para që i tha Princ Harry Meghan kur e pa nuse

Ceremonia martesore në kishë ka nisur për çiftin më protagonist të ditës, Princ Harry dhe Meghan Markle. Me një fustan të thjeshtë, por shumë elegant, nusja e vitit e ka lënë pa fjalë dhëndrin. Teksa po i afrohej pikës qëndrore të kishës, Meghan e ka emocionuar pa kushte bashkëshortin e saj.

Harry i ka kapur dorën nuses dhe më pas i tha: “Dukesh e mahnitshme. Më ke munguar”, këto ishin fjalët e para që Princ Harry i tha partneres së tij, pak minuta pasi i tha “Faleminderit” të atit, Princit Çarls i cili e shoqëroi në altar Markle.