Përlotet Chrissy Teigen pas mungesës në sfilatën e Victoria Secret, por rezultojnë vetëm lot “krokodili”

Modelja 31 vjçare ka postuar në Twitter një vidio emocionale ku shfaqet e mbytur në lot. Ajo shpreh keqardhje dhe i kërkon falje të gjithë fansave që nuk mundi të ishte pjesë e sfilatës së “Victoria Secret”. “Dua vetëm të them se… më vjen shumë keq që i zhgënjeva fansat e mi duke munguar në sfilatë… nuk mund ta besoj”- rënkon Chrissy. Por pikërisht në momentin kulminant të videos emocionuese, modelja drejton kameran nga tavolina përballë saj dhe… Chrissy shfaq qepët! Pra, nuk kishte qenë zhgënjimi ndaj fansave arsyeja e vërtetë e qarjes, thjesht lotët nuk i kan rezistuar dot gjithë atyre qepëve!