Përfundon pritja! Publikohet traileri i “Jurassic World 2”

Pas shumë kohësh pritjeje u publikua traileri i kapitullit të dytë të “Jurassic World”. Në vitin 2015, “Jurassic World” arriti të ringjallë tërësisht ekskluzivitetin e “Jurassic Park”, i cili ishte në gjumë që nga “Jurassic Park III” i vitit 2001.

Në “Jurassic World: Fallen Kingdom”, Isla Nublar është e braktisur nga njerëzit ndërsa dinozaurët e mbijetuar mbahen vetëm në xhungla. Kur vullkani i fjetur i ishullit fillon të zhurmojë, Owen (Chris Pratt) dhe Claire (Bryce Dallas Howard) ngrenë një fushatë për të shpëtuar dinozaurët e mbetur.