Përcaktohen dy gjysmëfinalet e Champions League, Real-Atletiko dhe Monako-Juventus

Real Madrid-Atletiko Madtrid dhe Monako-Juventus, janë dy ndeshjet e para gjysëmfinale në Uefa Champions League. Shorti në Nion të Zvicrës, shmangu një përballje gjigante mes Juventusit dhe Realit.Me këtë renditje, ndeshja e parë mes Monako dhe Juventusit do të luhet në Francë, ndërsa “galaktikët” e Realit, do të presin në “Santiago Bernabeu” Atletikon, me të cilën është përballur dy herë në finalet e Champions League.Ndeshjet e para do të luhen në datat 2 dhe 3 maj, ndërsa ato të kthimit në 9 dhe 10 maj.