Për herë të dytë në Big Brother? Ish-banorja do ta provojë, por në Itali

Pavarësisht se nuk i shkoi gjithçka ashtu siç dëshironte dhe priste në fund dhe pas daljes nga shtëpia, Fjorentina Halili, në të vërtetë e shijoi qëndrimin në Big Brother 9. Jo vetëm për romancën me Olsin, por edhe për çdo lloj argëtimi që i ofroi shtëpia e madhe.

Megjithatë, diçka i ka mbetur peng, siç duket. Nëse do ishte edhe një herë në një shtëpi si ajo e Big Brother, me siguri diçka do ta kishte bërë ndryshe. Ose, të paktën, lojën ka dashur ta bëjë ndryshe.

Sot, ish-banorja e Big Brother ka postuar një foto në Instagramin e saj, e cila ka zgjuar dyshime. Formati i Big Brother në Itali, Grande Fratello, ka lajmëruar se ka nisur audicionet dhe pas këtij njoftimi, Fjorentina ka shkruar se edhe ajo do ta provojë për herë të dytë eksperiencën e Big Brother, por këtë herë në Itali.

Me shumë mundësi Fjorentina është duke ngacmuar fansat me këtë deklaratë, po të shohësh edhe emoji-t me të cilat ka shoqëruar statusin, por edhe sikur të tentonte vërtet, pse jo?

Eksperienca, në këtë rast, do t’i hynte shumë në punë. Të paktën, natyra si Olsi, ndoshta nuk do t’i dashuronte për herë të dytë.