Për pak e godet taksia, këngëtarja shqiptare tregon tmerrin

Një ngjarje jo vetëm e pakëndshme, por mbi të gjitha e frikshme i ka ndodhur këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexhës. Ajo ka treguar se një taksist gati e ka goditur atë me paramendim, teksa ishte në një aeroport.
Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas pjesmarrjes së këngëtares në çmimet Grammy, ndërsa Bebe e ka ndarë këtë moment të frikshëm me ndjesit e saj në Instagram.
“Thuajse u përplasa nga një taksist sot në aeroport, teksa kaloja në rrugën e këmbësorëve. Po shikoja që të sigurohesha që nuk po vinin makina drejt meje dhe ai u bë i paduruar dhe erdhi vetëm një hap larg meje me qëllim. Kështu mora çantën time “YSL” dhe e godita makinën e tij. Isha kaq e trembur dhe e inatosur. Por duhet të bëj kujdes me nervat”, ka shkruar këngëtarja.