Penelope Cruz na la me gojë hapur me këtë fustan në tapetin e kuq

Penelope Cruz sapo shfaqi dhuntinë e saj në përzgjedhjen e një stili perfekt për vajzat me tipare të imta si ajo. Në promovimin e premierës së filmit Loving Pablo, Penelope Cruz, 43 vjeç, u sigurua që të gjithë sytë të ishin mbi të teksa parakalonte në tapetin e kuq krah bashkëshortit Javier Bardem. Ajo mbërriti në një fustan të bardhë mbrëmjeje, që na bëri të mbajmë frymën për disa çaste teksa merte pjesë në Festivalin e 74 të Filmit të Venecias në Itali të mërkurën mbrëma.
Aktorja spanjolle, fituese e çmimit Oscar, mbante veshur fustanin nën markën e Atelier Versace, tek i cili binte në sy dekolteja në formë V-je deri në fund të bustit si dhe fundi i gjithi i mbuluar me pendë, gjë që i shtonte volum formave të saj imcake. Veshja formale e shfaqjes së saj në Sala Grande përfundonte me sandalet metalike. Penelope na dëshmoi sesi mund të zotërosh tapetin e kuq, me një pamje tejet sensuale, edhe me përmasa të vogla.