PD: Rama u shfaq sërish si mbrojtës i krimit

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është shfaqur sërish si mbrojtës i krimit në politikë, pikërisht pasi opozita paraqiti publikisht platformën e dekriminalizimit.Sipas PD, duke dalë nëpër ambjente publike në krah të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Edi Rama po sfidon qytetarët, opozitën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët europianë, të gjithë të angazhuar për pastrimin e politikës dhe administratës nga elementët me rekorde kriminale. Partia kryesore e opozitës vlerëson se, me besnikërinë e shfaqur ndaj Roshit, Rama dëshmoi se është kundër dekriminalizimit dhe se mbetet promotor i palodhur i krimit në politikë e administratë.