PD: Akti normativ thellon krizën

Partia Demokratike deklaron se përkundër asaj që pretendon qeveria, shkurtimet e buxhetit prekin më së shumti prioritetet dhe premtimet e mazhorancës.”Ndryshe nga se propagandon qeveria se rishikimet nuk prekin prioritetet e kësaj mazhorance, akti normativ do të prekë në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke përgjysmuar me 50 përqind fondin e investimeve në fushën e shëndetësisë, duke e ulur këtë fond nga 18 miliardë lekë në 9 miliardë lekë. Investimet në fushën e arsimit, një tjetër prioritet i qeverisë në kontratën me shqiptarët, do të shkurtohen me 36 përqind, apo 1.3 miliardë lekë më pak për investime për të rinjtë dhe të rejat në fushën e edukimit”, deklaroi deputetja Jorida Tabaku.