Pas videos provokuese në Instagram, Klaudia Pepa merr një vendim

Pas ndarjes me Albi Nakon dhe video mesazhin e saj, që e quante ish- bashkëshortin “vëlla i madh”, Klaudia Pepa u shndërrua në një nga personazhet publike më të kritikuara. Talenti i saj i jashtëzakonshëm, i vlerësuar nga të gjithë pa përjashtim, u zhduk si me magji pas asaj videoje dhe në çdo postim që ajo bënte në rrjetet sociale, do të vërshonin komente pafund me ofendime shumë të rënda. Klaudia zgjodhi që të mos reagojë, të mos iu kundërpërgjigjet me të njëjtën formë, por la punën e saj të flasë. Megjithatë, duhet thënë që postimet me nota provokuese, janë shtuar së fundmi nga Klaudia. Vetëm pak orë më parë, ajo publikoi një video teksa shfqet duke kërcyer, e veshur me të brendshme. Përpos aftësisë së saj të përkryer në kërcim, Klaudia është shfaqur edhe shumë “hot”.
Mesa duket, e ka pritur që edhe në këtë video do të marrë komente ofenduese, për këtë arsye ka marrë një vendim: të mos lejojë askënd që të komentojë.

Go to watch on YouTube Klaudia Pepa L ? #klaudiapepavevo #L

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa) on