Pas tradhtisë, Kourtney Kardashian ndahet nga i dashuri 14 vjet më i vogël

Kourtney Kardashian është ndarë nga i dashuri i saj Younes Bendjima pasi u njoftua se ai po e tradhtonte.

Burime pranë Kourtney i thanë TMZ se Kourtney dhe Younes u ndanë javën e dytë të korrikut, vetëm pak ditë pas udhëtimit të tyre në Itali.

Ata kishin menduar edhe për një udhëtim tjetër, por i dashuri i saj, 14 vjet më i vogël i anuloi. Kështu i erdhën njoftime se ai po e tradhton, kështu që kërkoi ndarje.

Më vonë u publikuan fotografitë e Younes në Meksikë ku po shijonte disa momente me një vajzë të re, të identifikuar si Jordan Ozuna.