Pas skualifikimit nga botërori, Zvicra merr vendimin drastik për futbollistët shqiptarë

Shteti i Zvicrës u përfaqësua këtë botëror nga tre futbollistë mjaft të talentuar shqiptarë, Granit Xhaka, Xherdan Shqairi dhe Blerim Xhemaili. Secili prej tyre shënuan gola mjaft të rëndësishëm për kombëtaren, por golat e Shaqirit dhe Xhakës bënë shumë zhurmë në të gjithë botën. Pasi bënë golat lojtarët festuan me simbolin e shqiponjës dhe për këtë u gjobitën me 10 mijë franga.

Mirëpo pas këtij veprimi “Federata Zviceriane e Futbollit” ka nisur bisedimet për të detyruar gjithë futbollistët që të mbajnë vetëm një shtetësi, pasi në të kundërt do të përjashtohen nga ekipi përfaqësues.

“Ky incident tregon se ka një problem. Duhet të pyesim veten: a duam shtetas të dyfishtë?”, u tha në një deklaratë zyrtare.

Nuk dihet ende vendimi i futbollistëve shqiptarë, por kuptohet se zgjedhja do të jetë mjaft e vështirë.