Pas Selena Gomez, një tjetër këngëtare na ka mbajtur sekret sëmundjen e saj

Jessie J kishte kohë që i mungonte publikut si në publikimin e këngëve të reja ashtu dhe në koncerte, por paska pasur një arsye shumë serioze pas kësaj mungese të gjatë. Këngëtarja e cila sapo ka publikuar këngën e saj më të re ” Think about That ” shkëputur nga albumi “R.O.S.E”, në një intervistë për Daily Star, ka shpjeguar se ka përjetuar probleme serioze me shëndetin. ” Përgjatë dy viteve që kam qenë anëtare e jurisë së ” The Voice of Australia ” , jam diagnostikuar me një sëmundje të paspecifikuar për të cilën nuk jam ende gati ta ndaj me publikun pasi i kam premtuar vetes se do ta përballoj e vetme këtë situatë si një grua e fortë.”- u shpreh Jessie. Ndërkohë vite më parë ajo ka shkruar në librin autobiografik të saj “Nice To Meet You” se ka qenë një vajzë shëndetligë e cila nuk i ndahej kurrë spitaleve sepse fatkeqësisht ka trashëguar nga i ati një sëmundje të rrallë të zemrës të quajtur Wolff-Parkinson-White. “Pjesa më e keqe e të qenit artist është se ti përpiqesh gjithë kohës të bësh publikun të ndihet mirë dhe nuk ia del asnjëherë t’i ofrosh vetes mundësinë për tu ndierë e tillë.”-ka shkruar këngëtarja në autobiografinë e saj të publikuar në vitin 2012.