Pas koncertit në Prishtinë, Dua Lipa ka një mesazh emocionues për të gjithë

Ardhja e Dua Lipës në Kosovë dhe pjesëmarrja e saj në festivalin ‘Sunny Hill” i cili pritet të kthehet në një traditë ka tërhequr vëmendjen e medias dhe publikut që pëlqen muzikën e saj.

Pas performancës së mbrëmshme artistja duket se ka kaluar një eksperiencë mbresëlënëse dhe ka ndarë me ndjeksëit e saj virtual një mesazh mjaft emocionues.

“Prishtina ime sa shumë të dua. Natë e paharrueshme. Faleminderit për mirëpritjen dhe energjinë. Shumë ka ndryshuar që nga koha kur isha këtu dy vjet më parë. Performova vetëm 35 minuta, s’kisha ende album dhe dashuria ishte e njëjtë. Shumë krenare që erdha dhe performova për ju, sepse kjo ishte diçka që kam dashur ta bëj gjithmonë”-ka shkruar Dua bashkangjitur fotos nga interpretimi i djeshëm.