Pas AFP, edhe Uashington Post e shpall Kadarenë si pretendent kryesor për çmimin Nobel

Pas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, e cila pak ditë më parë  nëpërmjet një shkrimi e cilësoi shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare si kandidatin më të fortë për çmimin Nobel në letërsi, edhe mediat amerikane mendojnë njësoj.

“Shkrimtari i njohur shqiptar, Isalmil Kadare, është në mesin e favoritëve kryesorë për ta fituar Çmimin Nobel për Letërsi”, shkruan sot prestigjiozja Uashington Post.

Industrialisti suedez Alfred Nobel e themeloi çmimin për letërsi në emrin e vet dhe pati thënë në atë kohë se do të dëshironte që çmimi ta njohë “personin i cili do të prodhojë në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”.

Ndërkohë, nesër, Akademia e Suedeze do ta shpallë fitues, atë që e konsideron se e ka plotësuar kriterin e “idealit” për laureat 2017.

Romancieri, dramaturgu dhe eseisti kenian, Ngugi wa Thiong’o është favoriti kryesor, sipas shumë bastexhinjve, ndërsa menjëherë pas tij radhitet favoriti shumëvjeçar Haruki Murakami.

Në mesin e favoritëve tjerë të fortë është edhe Ismail Kadare, Amos Oz, Adonis and Don de Lillo.