Partizani shkarkon nga detyra Sulejman Staroven

Partizani shkarkon nga detyra Sulejman Staroven për shkak të rezultateve të dobëta.

Drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi.

Vendimi është marrë mbrëmjen e së dielës nga bordi drejtues i klubit të Partizanit pas barazimit ndaj Teutës në Durrës.

Në një status në Facebook të Klubit të Partizanit shkruhet:

Pas barazimit 1 – 1 të arritur në Durrës ndaj Teutës bordi drejtues i klubit zhvilloj mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente.

Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit, vendim i cili është pranuar edhe nga traineri Starova. Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi.

Një ndryshim i tillë është konsideruar i domosdoshëm nga drejtuesit në kuadër të strategjisë së rinovimit dhe për ti dhënë një impuls pozitiv lojës dhe rezultateve të skuadrës. Klubi falenderon trainerin Sulejman Starova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në klub dhe në drejtimin e skuadrës.