Parlamenti Europian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

420 deputetë të PE kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër. 22 kanë abstenuar.

Tanja Fajon, raportuesja për Kosovën, është shprehur e lumtur për këtë votim.

“Qytetarët e Kosovës një hap më afër lëvizjes pa viza në Evropë. E lumtur që kam marrë dritën e gjelbër nga Parlamenti Evropian me një shumicë për negociatat me Këshillin Evropian për liberalizim vizash për Kosovën. Përballja vazhdon me qeveritë e Bashkimit Evropian, dhe nuk do të ndalem deri ta arrijmë”, ka shkruar Fajon në Twitter.

Ky vendim u përshëndet edhe nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili në një status në FB tha se Kosova kaloi sfidën e radhës.

“Urime Kosovë, urime e dashura rini e Kosovës. Kaluam edhe sfidën e radhës! Parlamenti Evropian sapo votoi PRO liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.”