Paris Hilton Reality-Show për jetën e saj

Paris Hilton mund të kthehet me një Reality-Show në televizion.
Ky show televiziv mund të dokumentojë jetën e saj të re me të fejuarin, Chris Zylka.
“Ne kemi marrë shumë thirrje dhe shumë oferta nga shumë televizione për një show të tillë, prandaj ndoshta mund të ndodhë”, ka thënë ajo për “E!News”.
Ajo ka thënë “Po” kur është pyetur nëse do të ishte në gjendje të realizonte një Reality-Show për jetën e saj tani.
Hilton më parë ishte pjesë e “The Simple Life” bashkë me Nicole Richie për pesë sezone nga viti 2003 deri në vitin 2007.
Nëse ky Reality-Show realizohet, pritet që të shfaqë Hilton dhe Zylka si prindër, pasi Hilton ka thënë se ata po planifikojnë të nisin një familje së shpejti.
“Mendoj se ky është hapi i ardhshëm në jetë. Unë padyshim që dua një fëmijë, që edhe Nicky Hilton nipërit të kenë kushërinj që të luajnë së bashku. Mezi po pres që të kem fëmijë”.