“Papuqe Gucci” e Gjikos është e vjedhur dhe sapo u gjet origjinali

Kënga “Papuqe Gucci” e Gjikos u pëlqye menjëherë nga fansat, për stilin e veçantë të muzikës dhe të tekstit. Por tani që do të mësoni se është e kopjuar, ndoshta mund t’ju dalë pak nga qejfi.

22-vjeçari nga Bullgaria, Atanas Kolev, i ka pëlqyer aq shumë Gjikos, sa ka vendosur që mos të ndryshojë asgjë nga kënga e tij “Gucci Slides” (“Shapka Gucci”), veç gjuhës.

Kënga e bullgarit, të njohur me emrin e artit Nasko, është publikuar 5 ditë përpara se të dilte “Papuqe Gucci” në “YouTube”, por nuk dimë sesa kohë përpara se të bëhej klipi, është prezantuar.

Veç tekstit dhe muzikës, Gjiko ka zgjedhur që të merrte edhe disa detaje nga klipi i këngës bullgare.

Atanas Kolev është një këngëtar bullgar dhe basketbollist për qytetin e Varnas. Gjithashtu ai doli finalist i “X Factor Bulgaria” në 2013-n.