Panetone-bizhu, ar i pastër në pastiçeri

Është e mbuluar me fletë ari 18 karatësh, dhe me çokollatë fondente.

 Është ar i pastër, krijuar nga Sal de Riso, një bizhuteri-panetone, e pastiçerisë italiani Minori.

Mirëpo kostoja e tij nuk është për të gjitha tavolinat, plot 120 euro për kg, dhe prodhimi është mjaft i kufizuar, vetëm 10 copë. Por pas postimit të saj në rrjetet sociale, të apasionuarit e kanë kërkuar të gjithë, dhe ka mjaft porosi sidomos nga Rusia dhe vendet arabe.

Sal De Riso është mjaft e njohur në Itali për krijimin e panetoneve të veçanta çdo fundviti. Dhe “Anna”, siç quhet kjo ëmbëlsira me fletë floriri, me bazë rikotën dhe dardhën, është për të festuar 20-vjetorin e krijimit të famshëm në të gjithë botën, pikërisht torta me rikotë dhe djathë.