Pamela Anderson dhe biznesmeni shqiptar kapen mat teksa dalin nga hoteli

Kohët e fundit në media qarkullon lajmi se biznesmeni shqiptar, Fatmir Hysenbelliu ka nisur një lidhje me aktoren dhe modelen amerikane, Pamela Anderson.

Por duket se më në fund, thashethemet për një lidhje mes tyre e kanë një përgjigje. “Newsbomb.al” ka publikuar disa foto, ku shihet Pamela së bashku me Fatmirin teksa dalin nga një hotel luksoz në Miami.

Pavarësisht se nuk ka ende një konfirmim për këtë romancë nga ana e dyshes, një gjë është e sigurt, ata po shijojnë pafund shoqërinë e njëri-tjetrit.