Paditen dy reperat e famshëm

Drake dhe Future janë paditur nga një femër, e cila pretendon se është përdhunuaqr në koncertin e dy reperave. Sipas “People”, janë paditur me 25 milionë dollarë ngha gruaja, e cila pretendon se për shkak të neglizhencës së tyre, ajo është përdhunuar.

Jane Doe, pretendon se gjatën koncertit, një burrë i ka thënë asaj të shkojnë në prapaskenë për të takuar Drake dhe Future por ai ka përfitur nga ajo, duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe psikologjike.

Jane pretendon se gjithçka ka ndodhur për faj të Drake dhe Future pasi ata duhet të kishin patur kompani sigurimi që të mos rrezikoheshin fansat.