Olio dhe Stelio sërish në veprim

EXCLUSIVE: John C. Reilly and Steve Coogan in costume as Laurel and Hardy, filming BBC drama 'Stan and Ollie' in Central London.

Pictured: John C. Reilly, Steve Coogan Ref: SPL1479852 170417 EXCLUSIVE
Picture by: DC / Splash News

Splash News and Pictures
Los Angeles: 310-821-2666
New York: 212-619-2666
London: 870-934-2666
photodesk@splashnews.com

“Stan&Ollie” është filmi biografik mbi dyshen më të famshme komike në historinë e kinemasë, që do të portretizohen nga John C. Reilly në rolin e Oliver Hardy dhe Steve Coogan si Stan Laurel.

Filmi pritet të prezantohet gjatë një festivali në Londër në tetor, por që në kinema është parashikuar të dalë në janar 2019.

Nga sheshxhirimi kanë dalë dhe fotot e para të Reilly dhe Coogan, me veshjet e karaktereve që portretizojnë, Olion dhe Stelion.

Filmi do të tregojë jetën e dyshes duke nisur nga turneu teatral në Angli në vitin 1953, kur suksesi i tyre kinematografik ishte drejt fundit dhe shëndeti i Hardy po përkeqësohej.

Skenari i Jeff Pope është fokusuar në vitet e fundit të karrierës së këtij çifti të parezistueshëm artistësh, kur kohët e tyre të arta po perëndonin dhe kishin humbur publikun e dikurshëm.

Filmi fokusohet mbi miqësinë e madhe dhe se sa rëndësi kishin te mbështetja e njëri-tjetrit për skeçet e tyre, që bënë për vete edhe publikun europian.