Olen Çesari elektrizon skenën shqiptare, foto ekskluzive nga shfaqja

Olen Çesari gjen gjithmonë ngrohtësinë dhe duartorokitjet e publikut shqiptar pas cdo kthimi në shtëpi. Pas dy vitesh mungesë në ekranet dhe skenat tona, violinisti shqiptar me famë botërore, elektrizoi mbrëmë sallën e Pallatit të Kongreseve me tingujt e muzikës së violinës së tij virtuoze, sëbashku me Clandestine Orcherstra. Artistë të ndryshëm shqiptar shoqëruan performancat e Olenit, por qershia mbi tortë ishte sopranoja Inva Mula. City Radio sjell fotot ekskluzive nga mbrëmja e djeshme ndërsa shfaqja do të jetë edhe sonte për të mirpritur publikun artdashës.