Nxirret në ankand tasi 1000 vjeçar, shitet me një shumë marramendëse

Një tas 1000 vjeçar nga Dinastia Song e Kinës është shitur në ankand për një çmim rekord në Hong Kong.

Tasi prej porcelani është shitur me një shumë marramendëse prej 38 milionë dollarë.

Përfaqësues të Sotheby, nga vendi ku u mbajt ankandi, tha se ena e rrallë Ru-ware është shitur pas 20 minutash ofertash të tensionuara.

Blerësi i tasit ngjyrë blu në jeshile, ka vendosur që të mbetet anonim. Oferta filloi me 10.2 milion dollarë deri sa u arrit tek oferta fituese.

Ru-ware ka thyer rekord në çmim, pasi vendin e mëparshëm e mbante një gotë vere e dinastisë Ming që u ble nga financier Liu Yiqian, i cili ka punuar si shofer taksie por tani është një njerëzit më të pasur të Kinës dhe koleksionues i artiti të vjetër.