Nuk do ta besoni si e fitoi Will Smith rolin në “Men in Black”

Regjisori Barry Sonnenfeld, në një intervistë të fundit për “The Huffington Post”, zbuloi se Will Smith dhe Tommy Lee Jones nuk ishin zgjedhjet e para për protagonistët e filmit “Men in Black”. Sonnenfeld shpjegoi se fillimisht prodhuesit e projektit, mes të cilëve edhe  Steven Spielberg, kishin zgjedhur Chris O’Donnell dhe Clint Eastwood për rolet kryesore. Sonnefeld preferonte Jones dhe Smith dhe për pak kohë arriti të merrte dritën jeshile për të prenotuar Tommy Lee Jones, por kishte disa probleme me zgjedhjen e dytë.

Spielberg me tha se duhej që të shkoja për darkë me Chris O’Donnell dhe ta bindja që të luante në film. Por unë e dëshiroja Will Smith dhe i thashë Chris që në të vërtetë nuk isha një regjisor i mirë dhe nuk isha i bindur që kishte të bëhej me një skenar të mirë, duke i treguar se nëse do të kishte mundësi të tjera nuk do të xhironte ‘Men in Black’. Të nesërmen ai bëri të ditur që nuk ishte i interesuar për filmin”, u shpreh Sonnenfeld.