Nuk do ta besoni sa kushtojnë çizmet superluksoze të Elvana Gjatës

Të pakta janë postimet e saj në rrjetet sociale, por Elvana Gjata na mahnit gjithmonë me paraqitjen e saj. Në një foto të fundit ajo shfaqet e veshur me ngjyra pranverore dhe ka bërë një kombinim që jo çdo femër do të guxonte.

Një fustan saten që besohet se është një krijim i stilistit kosovar Valdrin Sahiti dhe një palë çizme mbi gju të markës “Balenciaga”,  kushtojnë plot 1130 euro ishte zgjedhia e fundit që na la pa fjalë nga Elvana.

Çizmet mbi gju në ngjyrë lejla i japim pamjes së saj një siluetë perfekte dhe mund të kombinohen lehtësisht me ngjyra të ndezura, si e kuqja ose e verdha në rastin e këngëtares shqiptare. Ato janë të preferuarat e blogereve më të njohura në rrjetet sociale dhe nuk i kanë shpëtuar as syrit të Elvanës.

Elvana Gjata ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku po punon për t’u lancuar në tregun botëror të muzikës me menaxherët më me emër. Bukuroshja shqiptare është njohur gjithmonë për stilin e veçantë. Pavarësisht se kostoja prej 1130 eurosh e çizmeve të saj mund të duket shumë e lartë, kjo shifër nuk duket të jetë një problem për këngëtaren shqiptare, e cila rezulton të jetë një ndër më të paguarat në tregun muzikor shqiptar.