Nuk ndryshon norma e interesit, BSH: Rigjallërim gradual i ekonomisë

Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike më të lartë se ajo e një viti më parë dhe vlerëson se luhatjet në disa tregues ekonomikë janë kalimtare.Guvernatori Genti Sejko doli para medias këtë të enjte, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së. Ai tha se Këshilli vendosi të mbajë të mbajë në të njëjtin nivel normën e interesit, 2 përqind.Për Guvernatorin, ulja e kredive të këqija është një tregues pozitiv që do të ndihmojë në rigjallërimin e këtij sektori.Banka e Shqipërisë pret që në muajt në vazhdim të kemi një gjallërim gradual të ekonomisë, ndërkohë që vijon të mbetet nën vëzhgim situata në Greqi.