Noizy nuk heq dorë nga Rihanna

eperi shqiptar, Noizy sapo ka publikuar këngën e tij ‘100 kile’ të cilën vazhdon ta promojë në të gjitha mënyrat e mundshme.

Të gjithë e dimë tërheqjen që ka ai ndaj divës së popit, Rihanna dhe këtë herë e ka vërtetuar më shumë.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, duket Riri në dy fotografi e veshur me të bardhë dhe jeshile. Bëhet fjalë për një pjesë nga refreni i këngës ku ai thotë:

“Puna paster nuk ka hile
E bardh a jeshile, e bardh a jeshile, e bardh a jeshile”

Vlen për tu përmendur se reperi i ka kërkuar mendim edhe aktorit të njohur, Blerim Destani, i cili ishte një nga protagonistët në klip.

Noizy ka komentuar shpesh në profilin e Rihanna në Instagram duke e quajtur ‘nuse’ apo duke e komplimentuar për paraqitjen e saj.