Nobeli i Ekonomisë i jepet Richard Thaler

Richard H. Thaler është nderuar këtë të hënë me çmimin Nobel në Ekonomi, për kontributin e tij në ekonominë e sjelljes, një metodë e analizave ekonomike që bazohet në të dhënat psikologjike të sjelljes së njeriut për të shpjeguar vendimmarrjen ekonomike.

Richard Thaler është aktualisht profesor në Universitetin “Booth School of Business” të Chicagos.

Vitin e kaluar ishin Oliver Hart dhe Bengt Holmstrom, të cilët u nderuan për punën e tyre në përmirësimin e hartimit të kontratave, marrëveshjeve që lidhin së bashku punonjësit me punëdhënësit, apo kompanitë me klientët e tyre.

Çmimi Nobel në Ekonomi jepet pas dorëzimit të trofeve prestigjiozë në fushat e tjera, si Fiziologjia apo Mjekësia, fituar nga Jeffrey C. Hall, Michael Rosbash dhe Michael W. Young; Nobeli i Fizikës i fituar nga Rainer Weiis, Kip Thorne dhe Barry Barish; ai i Kimisë i fituar nga Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson; Nobeli i Letërsisë i fituar nga Kazuo Ishiguro; si dhe Nobeli i Paqes i fituar nga organizimi kundër Armëve Bërthamore.